Thursday, August 6, 2009

Agim Mero, Ballina e revistës "Krahu i shqiponjës"


Intelektuali misionar – Agim Mero

Agim Lasko Mero u lind në lagjen “1 Maj” në qytetin e Fierit, lagje e përbërë kryesisht me banorë të komunitetit çam, të vendosur aty në vitet 44-45 pas dëbimit nga vatani i tyre, Çamëria, me përdhunë prej bandave shoviniste greke. Në Fier kreu shkollën fillore e tetëvjeçare; më vonë vazhdoi edhe Teknikumin e Naftës. Tani ndjek pa shkëputje nga puna edhe studimet universitare, është në vitin e tretë për histori-gjeografi.

Agim Mero është një biznesmen i suksesshëm, por ajo që e dallon nga bashkëmoshatarët e tij çamë është përkushtimi i madh ndaj idealit çam. Agimi është një ndër drejtuesit më të përkushtuar të komunitetit çam në Fier. Ai është një mik i mirë për njerëzit e mirë. Karakteristikë dalluese e tij: di t’i bëjë për vete njerëzit dhe shumë thonë se e kanë shok të mirë. Askush nuk thotë një fjalë të keqe prej atyre që e njohin jo vetëm në Fier, por në të gjithë Shqipërinë.

Agim Mero është vërtet një intelektual misionar.

Elim Xanxari

Agli dhe Albina Agim Mero











Agim Mero me vajzat




Agli, Albina dhe Agim Mero


Agim Mero, foto




Albina Agim Mero